Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.98 datë 16.10.2023 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me angazhim kohë të plotë, pranë Departamentit të Biznesit, për të mbuluar lëndët që zhvillohen në programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë Master Profesional, që ofron ky departament.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pedagog me angazhim me kohë të plotë
- Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.