njoftime

Hapet thirrja për grantin e kërkimit GO STYRIA!

Thirrja “Go Styria” për kërkime shkencore këtë vit akademik qëndron në Universitetin e Grazit në Austri. Programi fton të gjithë studentët e masterit dhe doktoraturës si dhe studentët post Doktoraturë nga institucionet e arsimit të lartë në Evropën Juglindore të aplikojnë për semestrin e verës 2024.

 

Thirrja është e hapur për shtetet:

• Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Greqi, Hungari, Kosovë, Moldavi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Rumani, Serbi, Slloveni, Turqi.

• Periudha e hulumtimit: max. 4 muaj në semestrin e verës 2024.

Kandidatët e përzgjedhur për programin do t’u jepet mundësia të ndjekin kërkimet e tyre shkencore në Universitetin e Grazit në mënyrë që më pas të vazhdojnë dhe të përfundojnë studimet/kërkimet e tyre në universitetet e tyre të origjinës.

 

AFATI I APLIKIMIT: 1 nëntor 2023, ora 13:00 CET

 

Për më shumë informacion ju lutem vizitoni faqen e internetit: https://international.uni-graz.at/en/incoming-exchange/go-styria-scholarship-programme/

 

Jeni të ftuar t’i bashkoheni sesioneve informative online të cilat do të organizohen më 6 tetor 2023 ose 17 tetor 2023, ora 13:00 CET.

 

KONTAKT:

Koordinatori i programit Master/PhD: Mag. Christa Grassauer, Tel. 0316/380-1254, incoming.exchange@uni-graz.at

Koordinatorja e programit Post Docs: Mediha Ohranovic BA MA, Tel 0316/380-2214, staffmobility@uni-graz.at