Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.86 datë 12.09.2023 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 2 (dy) vende të lira pune në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
2 (dy) personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2023-2024, pranë Qendrës Kërkimore Shkencore të Shëndetit Publik në Fakultetin e Shëndetit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare në lëndët paraklinike.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit.