Pas kërkesës së UV, konkretisht pas kërkesës së departamentit të Edukimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit miratoi, më datën 16. 08. 2023, Riorganizimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë nga Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin Fillor, Klasa I-V”, në “Mësuesi për Arsimin fillor”. Ky program studimi do të jetë aktiv për vitin akademik 2023-2024 dhe do të ofrohet nga, Fakulteti i Shkencave Humane, në Universitetin “Ismail Qemali’’Vlorë.
Programi i studimit të Ciklit të Dytë në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, do të jetë me 120 kredite dhe kohëzgjatje 2 vite akademike (4 semestra), në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të zgjedhin këtë program studimi.
Gjeni më poshtë vendimin e Ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi.