Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve dhe partneriteteve të UV, me agjenci dhe qendra publike e private, që veprojnë në fushën e arsimit, me ftesën e tij, Rektori i UV, Prof. Dr. Roland Zisi, në datën 22. 06. 2023, priti në zyrën e tij, Znj. Jola Kepi, Drejtore e Qendrës “Shkolla e Drejtorëve”, me të cilën zhvilloi një takim miqësor dhe të frytshëm në interes të dy institucioneve.
Zisi e informoi Znj. Kepi për ecurinë, përpjekjet dhe sfidat e UV, në realizimin e misionit të tij në funksion të zhvillimit ekonomik, social e kulturor të rajonit duke u fokusuar në veprimtarinë e tij në fushë të përgatitjes së mësuesve dhe sidomos të drejtuesve të ardhshëm të shkollave të sistemit parauniversitar. Ai kërkoi dhe propozoi një bashkëpunim më të ngushtë dhe cilësor të institucionit arsimor që drejton me Shkollën e Drejtorëve, me qëllim krijimin e kushteve për të patur një shkollë cilësore, europiane dhe efikase.
Nga ana e saj, pasi bëri një rezyme të misionit, funksionit dhe detyrave të Qendrës “Shkolla e Drejtorëve”, Znj. Kepi, vendosi theksin në rëndësinë që ka bashkëpunimi dhe zgjerimi i aktiviteteve midis me Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe IAL të tjera në RSH dhe institucionit që ajo drejton. Të dy drejtuesit ranë dakord që në një të afërme të shpejtë të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit, në të cilën UV do të kontribuojë konkretisht me ekspertizën e tij akademike e pedagogjike, në linjën e politikave të Shkollës së Drejtorëve, duke realizuar në këtë kontekst, module dhe asistencë pedagogjike, konform termave dhe fushave të marrëveshjes.
Gjithashtu në këtë takim u ra dakord që në muajin nëntor 2023, Qendra “Shkolla e Drejtorëve” dhe Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, do të jenë organizatorët kryesor të zhvillimit të Konferencës Vjetore me tematikë: “Kapitali Social dhe Sfera Publike në Shoqërinë Bashkëkohore”, në bashkëpunimin me Institutin Shqiptar të Sociologjisë do”, e cila do të mbahet këtë vit në muajin nëntor, në Vlorë, UV.
Në fund të takimit, në emër të UV, Prof. Dr Roland Zisit, iu dorëzua dhe Stafeta për zhvillimin e konferencës vjetore me tematikë “Kapitali Social dhe Sfera Publike në Shoqërinë Bashkëkohore”, e cila është një organizim që mbahet çdo vit, në njërin prej universiteteteve shqipfolëse, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.