njoftime

Rektori i UV, Prof. Dr. Roland Zisi dhe Presidenti i Florida Gulf Coast University (FGCU), Florida, USA, Dr. Michael V. Martin, nënshkruajnë Marrveshjen e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit.

Në ditën e dyte të Konferencës Ndërkombëtare 3rd Annual Hanseatic League of Universities Conference, me titull “Vectors of Resilience Conference, 2023”, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi dhe Presidenti i Florida Gulf Coast University (FGCU), Florida, USA, Dr. Michael V. Martin, nënshkruan Marrveshjen e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit mes dy Institucioneve të cilët ata përfaqsojnë.

Marrëveshja parashikon njohjen, evidentimin dhe zhvillimin e eksperiencave më të mira të perbashkëta akademike, zhvillim të përbashëkt të kërkimit shkencor dhe publikimeve, organizimin e konferencave dhe seminareve të përbashkëta ndërkombëtare shkencore, shkëmbimin e studentëve midis dy institucioneve, ofrimi dhe zhvillimi i programeve të përbashkëta, zhvillimi i leksioneve on-line nga pedagogët e të dy institucioneve etj.

Prof. Zisi dhe Prof. Martin u dakordësuan që strukturat akademike dhe administrative të dy institucioneve të koordinojnë mes tyre me qëllim implementimin sa më të shpejt dhe në mënyrë cilësore të kësaj marrveshje.