njoftime

Ambasada e Francës në Shqipëri ka shpallur thirrjen për kandidatura për programet e bursave të studimit të Qeverisë Franceze.

Të dashur studentë,

Ambasada e Francës në Shqipëri ka shpallur thirrjen për kandidatura për programet e bursave të studimit të Qeverisë Franceze.

Bursat e studimit janë të destinuara për nivelin Master dhe Doktoraturë. Formulari i kandidaturës për vitin universitar 2023-2024 mund të shkarkohet në adresën e mëposhtme : https://al.ambafrance.org/Etudiants-en-master-ou-en-doctorat-postulez-au-programme-de-bourses-du

Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen e plotësuar në Ambasadë para 31 majit 2023.

Suksese!