njoftime

UV pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare 3rd Annual Hanseatic League of Universities Conference, me titull “Vectors of Resilience Conference, 2023” në Florida Gulf Coast University, Florida, USA.

Me ftesë të Presidentit të Florida Gulf Coast University (FGCU), Florida, USA, Dr. Michael V. Martin, Rektori i UV Prof. dr Roland Zisi dhe Zëvendës rektori Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare 3rd Annual Hanseatic League of Universities Conference e cila u zhvillua nga 15 deri në 18 maj, 2023, në ambjentet e kampusit universitar të FGCU.

Ditën e parë të konferencës Prof. Zisi dhe prof. Mëhilli u takuan me Presidentin e FGCU, me të cilin zhvilluan një bisedë miqësore mbi cështje me interes të perbashkët, kryesisht me fillimin e një bashkëpunimi dhe patrneriteti mes dy institucioneve. Rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi e informoi prof. Michael V. Martin mbi ecurinë dhe sfidat e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, duke theksuar përpjekjet e studentëve dhe personelit akademik për ndërkombëtarizimin e institucionit, krijimin e partneriteteve institucionale, bilaterale dhe multilaterale, modernizimin e procesit mësimor, kurrikulave, kërkimit shkencor, digjitalizimit dhe inovacionit, jetës studentore dhe shërbimeve ndaj tyre, në funksion të ndërtimit te një institucioni të arsimit të lartë të qndrueshëm dhe konkurues.

Nga ana e tij, presidenti i FGCU, Z. Michael V. Martin falenderoi Rektorin Roland Zisi, për vizitën në Universitetin që ai drejton si dhe për pjesëmarrjen në konferencë, duke përgëzuar UV për arritjet e tij, gjë që reflektohet edhe në rankimin e World Universities with Real Impact (WURI), në fushën e levizjes së studentëve dhe hapjes ndaj partnerëve global.

Në këtë kontekst ai rivlersoi dhe njëherë faktin që Universiteti “Ismali Qemali”, Vlorë, është pjesmarrës i rregullt në rankimin që WURI zhvillon të Universiteteve në nivel global. Kjo konferencë organizohet në kuadër edhe të World’s Universities with Real Impact (WURI), listë në të cilën Universiteti i Vlorës ka marrë pjesë në rankim në fushën e “Student Mobility and Openness”. Në këtë fushë, UV është rankuar në vendin e 35-të në botë për vitin 2022 dhe në vendin e 42-të në vitin 2021. Paralelisht, Universiteti është rankuar në vendet 101-200 si në vitin 2021 edhe në vitin 2022.

Presidenti i FGCU Michael V. Martin dhe Rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi shprehën dakordësinë që në një nga ditët e konferencës të nënshkruajnë edhe marrveshjen e partneritetit mes dy Institucioneve që drejtojnë.

Gjatë ditës së parë të konferencës, Rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi dhe zv. Rektori Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli u pritën në një takim të vecantë edhe nga Presidentia e re e zgjedhur së fundmi Dr. Aysegul Timur e cila do të filloj mandatin në fund të qershorit 2023. Nën cilësinë e Presidentes së re të FGCU, Dr. Timur u angazhua për vazhdimësinë e partneritetit të filluar mes dy Universiteteve duke nënvizuar faktin që nuk ka universitete të vogla apo të mëdha por IAL që kryejnë misionin e caktuar nga politikat arsimore, ne funksion të studentëve dhe komuniteteve në të cilat veprojnë.