njoftime

URIMI I REKTORIT TË UV-së PËR FITËR BAJRAMIN

 

Të gjithë besimtarëve muslimanë që kremtojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit, e veçanërisht atyre që agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra Gëzuar Fiter Bajramin!

Në këtë ditë besimi, dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës.

Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja!

Devotshmëria e muajit të Ramazanit, si muaji i shenjtë i agjërimit, solidariteti, mirëkuptimit e paqes shpirtërore, duhet të shërbejë si nxitje e angazhimit të gjithsecilit për të bërë më të mirën ndaj tjetrit.

Uroj që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Gëzuar Fitër Bajramin, me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi, shëndet të mirë e begati në familjet tuaja!