njoftime

Urimi i Rektorit të UV-së për Pashkën Ortodokse

Të nderuar studentë, pedagogë, punonjës të administratës së UV dhe qytetarë të Vlorës,

Urime të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve të gjithë shqiptarëve të besimit ortodoks.

Kjo ditë ku kryeson mirësia dhe sakrifica për dashurinë njerëzore, na kujton se nuk është thjesht një simbolikë, por duhet të jetë qëllimi i gjithsecilit prej nesh. Jeta është rrugëtim i përhershëm t’ia arritur qëllimit final për të dhënë dhe marrë dashuri e mirësi njerëzore, për të qënë tolerantë e për tu udhëhequr nga toleranca. Me besimin në Zot gjithçka është e mundur.

Pashkët janë festat e ringjalljes dhe jetës së re, me qëllimin kryesor bashkimin e njerëzve.

Dhuroftë Pashka Ortodokse ringjalljen e zemërgjerësisë, tolerancës, respektit dhe dashurisë mes njëri-tjetrit.

Le te shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar mbi rëndësinë e vlerave të patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve.

Shëndeti, dashuria e harmonia mbizotëroftë gjithmonë në familjet tuaja.

Urime për festën e ndritshme të Pashkëve!

Qoftë kjo ditë me simbolikë të veçantë fillimi i fitoreve dhe arritjeve në rrugën e drejtë, sjelltë shëndet të mirë, begati e harmoni zemre për të gjithë!

Gëzuar nga mot Pashkët Ortodokse