njoftime

Universiteti “Ismail Qemali” Vlore,  pranohet si anetar me te drejta te plota i Rrjetit Europian te Edukimit te Mesuesve  ETEN

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlore, pranohet si anetar me te drejta te plota i Rrjetit Europian te Edukimit te Mesuesve  ETEN ( EUROPEAN TEACHER EDUCATION NETWORK ETEN Journal – Your platform to the International European Teacher Education Network), si i vetmi universitet ne rajonin e Ballkanit, i cili i bashkohet ketij  rrjeti, i cili  ka afërsisht 60 institucione anëtare nga afro 20 vende të botës, duke përfshirë Belgjikën, Kinën (P.R.C.), Republikën Çeke, Danimarkën, Anglinë, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Izraelin, Holandën,  Norvegjinë, Portugalinë, Spanjnë, Zvicra, Tajvani (R.O.C.), Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Misioni i rrjetit është :

 

 Të sigurojë njohuri dhe njohje të punës mësimore dhe edukative në të gjitha nivelet;

 

 Te siguroje status, respekt dhe frymëzim për profesionin e mësuesit dhe edukatorit social;

 

 Te ndikoje në zhvillimin dhe inovacionin e edukimit të mësuesve dhe edukatorëve social në vendet anëtare;

 

 Te edukoje  dhe promovoje  të kuptuarit e historisë, kulturës, vlerave dhe traditave të vendeve anëtare, të shprehura përmes edukimit të mësuesve dhe edukatorëve social;

 

 Të jetë proaktiv në çështje thelbësore që kanë të bëjnë me debatet kombëtare dhe ndërkombëtare për arsimin në përgjithësi dhe edukimin e mësuesve dhe edukatorëve social në veçanti;

 

Te  nxis  mundësite për shkëmbim dhe/ose vizita të individëve dhe/ose te  grupeve të studentëve si pjesë e programeve të tyre të studimit (përfshirë përvojën e mësimdhënies, trajnimin praktik, punën kurrikulare dhe kërkimin shkencor);

 

 Te siguroje përfshirje te sa më shumë studentëve në programet ETEN gjatë studimeve të tyre;

 

 Te ofroje të paktën një aktivitet ndërkombëtar studentor brenda ETEN, në anglisht, çdo vit për çdo institucion anëtar individualisht ose në bashkëpunim me institucionet e tjera anëtare për të ;

 

 Te promovoje mundësi për shkëmbim dhe/ose vizita të anëtarëve të stafit në lidhje me edukimin e studentëve, mësimdhënien, zhvillimin e shkollës, zhvillimin e kurrikulës dhe kërkimin shkencor;

 

 Te përfshije sa më shumë staf të jetë e mundur në programet e ETEN çdo vit;

 

 Te promovoje mundësi brenda programeve të edukimit të mësuesve dhe edukatorëve social dhe praktikës shkollore për të inkorporuar perspektivat krahasuese dhe ndërkulturore në arsim;

 

 Te promovoje mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar  në kërkim dhe zhvillim;

 

 Te ofroje mundësi për zhvillimin e stafit profesional. 

 

Ky sukses vjen ne permbushje te strategjise se nderkombetarizimit ku tashme UV eshte evidentuar si nje institucion me profil  nderkombetar.