njoftime

Hapen intervistat për praktikën studentore pranë Raiffeisen Bank, për studentët me programin e studimeve me profil Ekonomik/Finance/Bankë.

Të dashur student,

 

Në vijim të takimit informues të Raiffeisen Bank i zhvilluar me studentët pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë më datë 29 Mars, ju njoftojm se janë hapur intervistat për praktikën studentore pranë Raiffeisen Bank, për studentët me programin e studimeve me profil Ekonomik/Finance/Bankë.

 

Kapaciteti në degët e Raiffesein Bank Vlorë është 20-25 Studentë.

 

Studentët do të kenë mundësinë të kryejnë praktikën në bankën Raiffeisen në Departamentin e Shitjeve Direkte ku do të:

 

 

·       Njihen me produktet e bankës dhe disa prej sistemeve të saj

 

·       Zhvillojnë komunikim klient-punonjës;

 

·       Trajnohen në programe të ndryshme të bankës;

 

·       Rriten nga ana profesionale duke ndjekur nga afër mënyren e punës së stafit të bankës nepër dege.

 

 

  1. Studentët mund të aplikojnë direkt tek https://jobs.raiffeisen.al/rc/default.aspx ose të paraqiten pranë Sektorit të Keshillimit të Karrierës, Alumni dhe Aktiviteteve Kulturore-Sportive tek znj. Julinda Liçaj për të shprehur interesin e tyre.

 

Suksese!