njoftime

Bursa Erasmus+ për student

Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Stefan Cel Mare të Suceavës në Rumani, Universitetin Politeknik të Kartagjenës në Spanjë, Universitetin Pomerian në Slupsk në Poloni, Universitetin Transilvania në Brashov në Rumani, Universitetin e Salentos në Itali në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë për mobilitet studimi.

 

Mobilitetit për në Universitetin Stefan Cel Mare të Suceavës përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, të cilët duhet të jenë të fushave Informatikë, Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, Biologji, Gjuhë Angleze (BCH), Administrim Biznesi (BCH), Histori, Gjeografi, Inxhinieri Mekanike (BCH) dhe Inxhinieri Elektrike (BCH).

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 2 (dy)  

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” i vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 800 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

 

Mobilitetit për në Universitetin Politeknik të Kartagjenës përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, të cilët duhet të jenë të fushave Administrim Biznesi, Menaxhim Turizmi (BCH)

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 2 (dy) 

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” i vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 850 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

 

Mobilitetit për në Universitetin Pomerian në Slupsk përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, të cilët duhet të jenë të fushave Biologji, Gjuhë Angleze(BCH), Fizikë, Administrim Biznesi (BCH), Matematik, Inxhinieri Mekanike  dhe Inxhinieri Navale.

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 2 (dy) 

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” i vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 800 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

 

 

Mobilitetit për në Universitetin Transilvania në Brasov përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, të cilët duhet të jenë të fushave Informatikë, Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, Inxhinieri Mekanike dhe Inxhinieri Elektrike.

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 1 (një) 

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” i vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 800 Euro/ muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275

 

Mobilitetit për në Universitetin e Salentos përfshin:

– Shkëmbimin e studentëve për studim, të cilët duhet të jenë të fushës Gjuhë Italiane (BCH)

Të jetë student “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë).

– Kohëzgjatja: 5 muaj

– Numri i mobiliteteve: 2 (dy) 

– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë 2023” i vitit akademik 2023-2024

– Bursa: 850 Euro/muaj

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro

 

Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

                             

 

Kriteret për aplikantët:

        Të jetë student “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë).

        Të jetë student “Master”.

        Të jetë  i fushave të sipër përmendura sipas kodifikimit  të ISCED (http://uis.unesco.org/sites/default/files/documents/international-standard-classification-of-education-fields-of-education-and-training-2013-detailed-field-descriptions-2015-en.pdf ) dhe dakordësuar në marrëveshjen ndërinstitucionale.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për

Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

        Merita akademike.

        Kompetenca gjuhësore.

        Pjesëmarrja në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.

Kritere të tjera shtesë:

        Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.

        Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

        Formular aplikimi.

        Kopje e dokumentit identifikues/pasaportë.

        Vërtetim studenti.

        Transkript notash.

        Letër motivimi.

        Çertifikata e gjuhës së huaj (minimumi niveli B1). Përjashtohen studentët e gjuhës angleze.

        Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).

        Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).

        Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

        Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën:

international@univlora.edu.al

        Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Afati i fundit i aplikimit është 24/04/2023.

 

Procedura e përzgjedhjes:

·     UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.

·     Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.

·     Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.

·     Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë Universiteteve pritëse.

·     Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

 

Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).

KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.

 

Më shumë informacion mbi universitetet pritëse gjendet në linket në vijim:

        https://usv.ro/en/homepage-2021/ për Universitetin Stefan Cel Mare të Suceavës

        https://www.upct.es/  për Universitetin Politeknik të Kartagjenës

        https://www.apsl.edu.pl/  për Universitetin Pomerian në Slupsk

        https://www.unitbv.ro/ për Universitetin e Transilvanisë së Brashovës

        https://www.unisalento.it/ për Universitetin e Salentos

 

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

·       Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al)

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI STUDENT