njoftime

NJOFTIM PËR STUDENTËT E UV

TAKIM I STUDENTËVE TË UV ME KANDIDATËT PËR ANËTARË TË BORDIT TË ADMINISTRIMIT

(Salla “Rilindja”, Ditën e Hënë, Datë 03. 04. 2023, ora 12. 00)

 

Të dashur studentë të UV!

Siç jeni në dijeni, në datën 05. 04, 2023, trupa zgjedhore studentore e UV, do të zhvillojë zgjedhjet për anëtarin e BA.

Kandidatët për anëtar të Bordit të Administrimit, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, përfaqësues të Studentëve, në kuadër të fushatës zgjedhore, ditën e Hënë, datë 03. 04. 2023, ora 12. 00, në sallën “Rilindja”, do të organizojnë një takim përmbyllës, për të shpalosur platformat  e tyre përpara Jush.

Njoftoheni dhe luteni të marrni pjesë në këtë takim të rëndësishëm, në të cilin do të keni mundësinë të ushtroni të drejtën Tuaj, të dëgjoni dhe vlerësoni platformat e tyre në funksion të përfaqësimit Tuaj në Bordin e Administrimit të Institucionit.

Struktura e takimit:

1. Paraqitja e platformave nga kandidatët.

2. Pyetje nga atudentët dhe përgjigje nga kandidatët.

3. Bashkëbisedim.