Konkurs për të rinjtë (mosha 15-29 vjec) me temë: “Integriteti dhe Anti- Korrupsioni”.
Ky konkurs zhvillohet në sajë të bashkëpunimit të Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN) me Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane, dhe me financim të Ambasadës Amerikane.
Do të përfshihen tematika orientuese si:
-perceptimi i korrupsionit sipas të rinjve
-korrupsioni në jetën dhe përditshmërinë e të rinjve
-promovimi i intolerancës ndaj praktikave korruptive
-modele apo praktika për parandalimin e korrupsionit
Të interesuarit mund të bëhen pjesë e kësaj thirrje nëpërmjet përgatitjes së materialeve në një nga kategoritë e mëposhtme:
1. posteri/foto
2. meme/karikatura/figura autentike vizatimore
3. video/animacione
4. shkrime/ artikuj (max. 800 fjalë)
5. cdo formë tjetër inovatore me qëllim përcjelljen e vlerave demokratike dhe integritetit
Të gjitha materialet e dorëzuara do të vlerësohen nga një juri profesioniste dhe materialet më të mira në të gjitha kategoritë do të vlerësohen me shpërblime në formë dhuratash.
Aplikimi duhet të përmbajë materialin e përgatitur, titullin, dhe emrin e plotë të pjesëmarrësit dhe duhet dërguar me email tek info@aien.al dhe useycalbania@gmail.com me subj ekt: Aplikim për Konkursin “ Integriteti dhe Anti- Korrupsioni”.
Duhet patur në vëmendje që materiali duhet të jetë një punë orgjinale e vetë pjesëmarrësit, të mos përfshijë materiale dhe gjuhë fyese e urrejtje apo të përmbajë promovim komerical.
Afati për të qenë pjesë e këtij konkursi është deri më datë15 Janar 2023.