njoftime

LISTA E KANDIDATËVE FITUES NË PROGRAMIN E CIKLIT TË TRETË TË STUDIMIT “DOKTORATË” NË  “STUDIME GJUHËSORE, LETRARE E KULTURORE”  

 Bazuar në nenin 77, pika 4, nenet 78 dhe 79 në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, nenin 61, pikat 4 dhe 5, nenet 62 dhe 63 në  Statutin e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, nenet 66 dhe 67 në Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, VKM-në nr. 112, datë 23.2.2018 “Për përcaktimin e kritereve për fitimin e gradës shkencore “doktor” dhe të standardeve shtetërore për fitimin e titujve akademikë “profesor i asociuar” dhe “profesor””, e ndryshuar, nenet 6, 9, 10, 11, 15, 16, 21 në Rregulloren për organizimin e programit të studimit “Doktoratë” në “Studime gjuhësore, letrare e kulturore”, urdhrit nr. 96, datë 25.02.2022 “Për hapjen e programit të ciklit të tretë Doktoratë në ‘Studime gjuhësore, letrare e kulturore’ në Universitetin ‘Ismail Qemali’, Vlorë”, vendimin nr. 306/1 prot., datë 7.07.2022 “Për miratimin e thirrjes për hapjen e aplikimeve për programin e studimit të doktoraturës në “Studime gjuhësore, letrare dhe kulturore”,  në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, dhe Departamentin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për vitin akademik 2022 – 2023 dhe kërkesës për publikim në faqen zyrtare elektronike të UV-së”, akt-marrëveshjen e njësive bazë bashkëpunuese, Departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, me nr. 607 prot., datë 16.11.2021, vendimin e dekanit me nr. 22, datë 21.10.2022 “Për miratimin e komisionit ad-hoc për shqyrtimin e dosjeve të kandidatëve për pranim në programin e ciklit të tretë të studimit “Doktoratë” në “Studime gjuhësore, letrare e kulturore””, vendimin nr.1, datë 15.11.2022 të komisionit ad-hoc “Për miratimin e skemës së vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për pranim në programin e ciklit të tretë të studimit “doktoratë” në “studime gjuhësore, letrare e kulturore”, viti akademik 2022-2023”, vendimin nr. 2, datë 17.11.2022 të të komisionit ad-hoc “Për përzgjedhjen e kandidatëve për pranim në programin e ciklit të tretë të studimit “doktoratë” në “studime gjuhësore, letrare e kulturore”, viti akademik 2022-2023”, vendimeve të njësive bazë bashkëpunuese, Departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe Departamentit të Gjuhës Shqipe, për miratimin përfundimtar të listës së kandidatëve fitues në programin e ciklit të tretë të studimit “doktoratë” në “studime gjuhësore, letrare e kulturore” me shkresë nr. 564/2 prot., datë 09.12.2022 “Përcjellje e vendimeve për miratim përfundimtar të listës së kandidatëve fitues në programin e ciklit të tretë të studimit “doktoratë” në “studime gjuhësore, letrare e kulturore”, gjeni më poshtë listën e kandidatëve fitues në këtë program studimi:

  1. Rriollza Agolli
  2. Irena Cani
  3. Joana Lapa
  4. Xhuljeta Kasmollari
  5. Denisa Celami

Brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e fituesve, kandidati ka të drejtën e ankimimit ndaj vendimit për shpalljen e kandidatëve fitues. Kërkesat për ankimim paraqiten pranë sekretarisë së njësisë kryesore (sekretaria përgjegjëse për programin e doktoratës).