Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, Fakulteti i Shëndetit, Departamenti i Infermierisë Universiteti Ismail Qemali, vazhdoi traditën e përvitshme duke organizuar një ditë ndryshe me fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës Vlorë. Ne u detyrohemi femijëve tanë për cdo gjë duke ju dhënë një jetë pa dhunë dhe frikë, një jetë me buzeqeshje, fat, mbarësi dhe dashuri. Studentë dhe pedagogë organizuan lojra të ndryshme me ta, ofruan kontributin e tyre modest duke u dhuruar lodra, veshje, fruta, mjete shkollore.
Nusepashka është simbol i fatit të mirë, besohet se një nusepashkë nqs bie në dorën e një personi do të thotë që sjell fat, mbarësi, mirëqënie. Byzylykët me nusepashke që u dhuruan janë dicka simbolike por të dhëna me shumë dashuri për shumë fat për ata fëmijë.
Falja e dashurisë asnjëherë nuk është tepër për cdo grup moshë!