njoftime

MUNDËSI PUNËSIMI DHE ZHVILLIMI I PRAKTIKAVE MËSIMORE TË STUDENTËVE NË BASHKEPUNIM ME BIZNESET PRIVATE

Me rastin e afrimit të mbylljes së vitit akademik, ku studentët e vitit të fundit të Bachelor-it dhe Master-it janë në prag dipolomimi, vazhdojnë kërkesat dhe  prezantimet e vendeve  të lira të punës për  plotësimin e stafit në  biznese dhe institucione  private  të ndryshme në qytetin tonë.  Për këtë arsye takimi i rradhes në Universitetin “I.Qemali” Vlorë ishte me Raiffeisen Bank,  nje nga Bankat më të mëdha në vend,  mbi intershipe të ndryshme si dhe pozicione të tjera të mundëshme punësimi. Stafi i Raiffeisen Bank me perfaqesues nga zyrat qendrore në Tiranë në bashkëpunim me stafin e UV dhe  Zyrën e Keshillimit të Karrieres zhvilluan një takim me një numer te konsiderueshem studentesh. Gjatë takimit u prezantuan pozicionet e lira të  punës si dhe vendet për zhvillimin e praktikave mësimore. Studentët e interesuar patën mundësi të informohen dhe të pyesin përfaqsuesit e Raiffeisen Bank për çështje të ndryshme. Për studentët që duan më shumë informacion mund të kontaktojnë znj. Amarilda Kataroshi në email-in: Amarilda.Kataroshi@raiffeisen.al