Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ka kënaqësinë t’ju njoftojë organizimin për herë të parë të Javës Ndërkombëtare të Stafit pranë UV-së. Eventi do të mirëpresë nga data 06-10 Qershor 2022 staf akademik dhe administrativ nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë në BE me të cilat UV ka bashkuar forcat përmes Marrëveshjeve Ndër-Institucionale ndër vite, si dhe IAL të tjera me të cilat UV kërkon të ndërtojë bashkëpunim po aq frytëdhënëse në të ardhmen.
Nën moton “Ndërtimi dhe nxitja e partneriteteve” eventi ka në fokus rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare; rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar; shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira mes universiteteve pjesëmarrëse; promovimin e Universitetit të Vlorës te partnerët e tij si dhe prezantimi i universiteteve ndërkombëtare mike tek stafi dhe studentët e UV-së dhe jo vetëm.
Studentët dhe stafi akademik/administrativ i UV-së do të kenë mundësi të takojnë dhe të bisedojnë personalisht me përfaqësues të universiteteve pjesëmarrëse. Studentët do të marrin informacion të drejtpërdrejtë mbi mundësitë e shkëmbimit studentor dhe bursa studimi në universitetet partnere, ndërsa staf i UV-së do të mund të shkëmbejnë përvoja, ide frymësuese dhe hartojnë plane konkrete bashkëpunimi në të ardhmen.
Bashkëlidhur gjeni plan programin e eventit.
Për më shumë informacion kontaktoni:
Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënjeve me Jashtë
E-mail international@univlora.edu.al
Adresa: Rektorati “Godina A”, Kati i Parë.