Java e Evropës 202
Në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Evropës”, në datë 5 Maj 2022 në lungomaren e qytetit të Vlorës (sheshi i koncerteve) do të organizohet ‘EU Fair’ i financuar nga Bashkimi Europian.
Në stendat e panairit, krahas produkteve lokale të zonës, ofertave turistike apo punimeve artizanale, do të kenë mundësi të kenë një pjesë të dedikuar dhe promovimi i projekteve të ndryshme Erasmus + (projekte në implementim ose produkte të projekteve të përfunduara), ku Universiteti i Vlorës është pjesë.
Jeni të mirëpritur të vizitoni stendat e panairit dhe të bashkoheni në të gjitha aktivitetet që do të realizohen gjatë kësaj dite.
Për më shumë informacion mbi aktivitetet që do të zhvillohen referohuni në linkun:
https://facebook.com/events/s/koncerti-i-javes-se-evropes-ne/310726671139889/