njoftime

Urimi i Rektorit, Prof. Dok. Roland Zisi për Fitër Bajramin.

Të gjithë besimtarëve muslimanë që kremtojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit, e veçanërisht atyre që agjëruan në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra Gëzuar Fitër Bajramin!
Në këtë ditë besimi, dëshmia e sakrificës na bën që t’i jemi Zotit mirënjohës.
Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja!

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit, si muaji i shenjtë i agjërimit, solidariteti, mirëkuptimit e paqes shpirtërore, duhet të shërbejë si nxitje e angazhimit të gjithsecilit për të bërë më të mirën ndaj tjetrit, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Bajramin janë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.

Uroj që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Gëzuar Fitër Bajramin, me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi, shëndet të mirë e begati në familjet tuaja!