njoftime

Takim informues në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS)

“Më datë 12.04.2022, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Roland Zisi, mirëpriti drejtuesen e  Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), Znj. Xhiliola Bixheku, në një takim informues në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS) për vitin 2022. Prof. Zisi shprehu gjithë mbështetjen institucionale për mbarëvajtjen e procesit, duke ngritur njëkohësisht edhe një grup pune për këtë qëllim. Më tej përfaqësues të ASCAL, sipas axhendës vijuan me takimet informuese me studentët dhe grupin e punës.

Gjatë takimit studentët u informuan mbi rëndësinë e organizimit të Sondazhit Kombëtar të Studentëve, i cili ka për qëllim kryesor vlerësimin dhe matjen e cilësisë në arsimin e lartë duke vlerësuar performancën e Institucioneve të Arsimit të Lartë në veprimtaritë e mësimdhënies, mësimnxënies dhe kopetencave dhe mbështetjes ndaj studentëve. Të dhënat e nxjerra nga ky Sondazh do të shërbejnë për marrjen e vendimeve të rëndësishme në hartimin e politikave shtetërore në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë në Arsimin e Lartë.

Procesi i plotësimit të pyetësorit do të realizohet online, prej 25 Prillit deri më 25 Maj, nëpërmjet link-ut që do të dërgohet në adresën elektronike të studentëve. Ruajtja e anonimati të studentëve është një prej parimeve bazë që do të udhëheq gjithë procesin e përpunimit të të dhënave, duke inkurajuar kështu studentët t’ju përgjigjen sinqerisht pyetjeve.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë fton të gjithë studentët të përfshihen masivisht në plotësimin e pyetësorit. “