Në mjediset e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës këtë të premte u zhvillua ceremonia e e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” Josef Weidenholzer , njeriut të angazhuar në përcjelljen e vlerave të veçanta njerëzore e që ka mbajtur poste të rëndësishme politike si Eurodeputet dhe Zv. President i fraksionit S&D ne EU Parlament.
Dhënia e titullit “Doctor Honoris Causa” nga UV ka si motivacion kontributet e çmuara të Josef Weidenholzer në jetën politike, akademike dhe në shumë evente me rendesi të veçanta historike-kulturore të organizuara në Vlorë apo dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duke reflektuar dashamiresine e nje miku te mire ndaj vendit tone.
Në të gjitha referatet e mbajtura në nderim të punës dhe konsideratës që Weidenholzer ka patur ndaj vendit tonë spikati kontributi i çmuar i Eurodeputetit për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori I UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi theksoi se kjo ceremoni konfirmon edhe një herë traditën dhe filozofinë e institucionit tonë arsimor i cili vlerëson, nderon dhe respekton figura të shquara, brenda dhe jashtë vendit, intelektualë europianë dhe botërorë, autoritete të spikatura të arsimit, shkencës, kulturës, politikës, diplomacisë biznesit etj.
Rektori pohoi se duke nderuar Josef Weidenholzer me titullin “Doctor Honoris Causa”, UV nderon dhe respekton intelektualin austriak i cili e do dhe e vlerëson Shqipërinë, diplomatin dhe politikanin europian qe lufton per afirmimin e vlerave te lirisë dhe bashkepunimit vëllazeror, njeriun që mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj në integrimin europian si dhe kolegun që mbështet nxënësit e shkollave të mesme të Vlorës, studentët dhe pedagogët e UV.
Zv. Ministrja Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, në referatin e saj e vendosi theksin në faktin se si Eurodeputet dhe si zv. President i fraksionit te socialisteve ne EU Parlament, ka mbrojtur fort zhvillimet e vendit tone ne rrugen drejt integrimit europian, si nje mik i mire i Shqiperise dhe shqiptareve.
Bello pohoi se dhenia e titullit “Doctor Honoris Causa” Josef Weidenholzer, nuk eshte vetem nje nderim qe ne i bejme Weidenholzer por eshte pasqyrim i faktit se miqte e mire e dashamires ndaj vendit tone ne duam ti respektojme ashtu siç e kerkon tradita jone e mbartur nder breza, per nje miqesi te perhershme.
Z. Fate Velaj, si iniciator i nismave të binjakëzimit mes përfaqësuesve europian të cilët kanë kontribute të veçanta për vendin tonë, u ndal më konkretisht në inisiativat personale dhe profesionale të Josef Weidenholzer duke theksuar se ai është padyshim një mik i shquar dhe dashamirës i shqiptarëve, i cili e ka faktuar kurdoherë vlerësimin e tij ndaj vendit tonë.
Profesorja e Departamentit të Edukimit, Dr. Erjona Dervishaliaj, në prezantimin e jetëshkrimit të Josef Weidenholzer, u ndal në kontributet e veçanta të Weidenholzer për Shqipërinë, si modeli i njeriut që mbart vlera njerëzore.
Z. Josef Weidenholzer duke shprehur konsideratat më të larta për UV-në dhe në veçanti për Rekrorin, Prof. Dr. Roland Zisi, me modestinë e një njeriu plot vlera, pohoi se dhënia e titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Vlorës është ndër vlerësimet më të veçanta që ka marrë në jetë, e se ndihet shumë i nderuar që konsiderata e veçantë që ka për Shqipërinë dhe shqiptarët i kthehet me të tillë vlerësim.