Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 59, datë 27.08.2021 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
1 (një) personel akademik me angazhim me kohë të plotë, për fushën e mjekësisë për vitin akademik 2021-2022 pranë Departamentit të Infermierisë në Fakultetin e Shëndetit.
Përshkrimi i vendit të punës për fushën e mjekësisë:
- Pedagog me kohë të plotë
- Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: seminare në lëndët paraklinike.
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e Departamentit.