[:sq]PËR APLIKIMET PËR PËRFITIMIN E BURSAVE PËR VITIN AKADEMIK 2020 – 2021[:]

njoftime

[:sq]

NJOFTIM

PËR APLIKIMET PËR PËRFITIMIN E BURSAVE PËR VITIN AKADEMIK  2020-2021. 

( PËR STUDENTËT E CIKLIT TË PARË)

Bazuar në VKM nr. 39, datë 23.01.2019, “Për disa ndryshime në VKM nr. 903, datë 21.12.2016, Për përcaktimin e kritereve dhe përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë», njoftojme se:

Studentët mund të aplikojnë për bursë me dokumentacionin vërtetues sipas kritereve të caktuara, pranë Zyrës së Studentit në fakultetin e tyre, në momentin e regjistrimit ose në momentin e plotësimit të kritereve dhe dokumentacionit.

Pagesa e bursës bëhet prej fillimit të vitit akademik ose në muajin pasardhës, nga momenti i aplikimit të studentit gjatë vitit akademik.

Bursa është 10000 lekë dhe jepet në llogarinë bankare të studentit, pas verifikimit të frekuentimit të tij në sekretari.

KATEGORITË  PËRFITUESE.

I .STUDENT EKSELENT

1). Studentët e pranuar në vitin e parë akademik  me notë mesatare vjetore 9 – 10  nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë.(Kjo kategori percaktohet sipas listës së studentëve që plotësoj në kriterin e notës mesatare të hartuar dhe të dërguar nga QSHA prane MASR).

2). Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me notë mesatare vjetore të ponderuar 9 -10 të vitit akademik paraardhës,  përllogaritur me kreditet dhe notat e atij vitit akademik. ( Mesataret do te nxirren nga sekretarite ne Insitutucionet Publike të Arsimit të Lartë.)

II. STUDENTË NGA SHTRESA NË NEVOJË.

  1. Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike.
  2. Bashkëshortët që kanë fëmijë dhe janë të dy studentë, përfitojnë secili bursë
  3. Studentët, persona me aftësi të kufizuara, te vërtetuar nga Komisioni Mjeksori Caktimit te Aftesisë për Punë (KMCAP), përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
  4. Studentët që i kanë të dy prindërit me aftësi të kufizuara, te vërtetuara me vendim të Komisionit Mjeksor të Caktimit te Aftësisë për Punë (përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar).
  5. Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë.
  6. Studentët që kanë njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.
  7. Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.
  8. Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.
  9. Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç,
  10. Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;
  11. Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.”

Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje të noterizuara dhe brenda 3 muajve të fundit.

Studentët nuk përfitojne bursë apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:

  1. Nuk kanë plotësuar kreditet për të kaluar në vitin pasardhës .
  2. Janë ndarë nga trungu familjar;
  3. Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
  4. Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi

Dokumentacioni dorëzohet në Zyren e Studentit pranë fakultetit përkatës.,

FORMULARI I APLIKIMIT QE INFORMON DHE PER DOKUMENTACIONIN  QE DUHET DOREZUAR NGA STUDENTI MUND TE SHKARKOHET KETU.

FORMULARI PER PERFITIM BURSE 2020-21

 DREJTORIA E EDUKIMIT PER CIKLIN I DHE II TE STUDIMEVE[:]