njoftim pune njoftim punesim

[:sq]Njoftim për personel akademik pranë Departamentit të Infermierisë, FSHP[:]

[:sq] 

NJOFTIM

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 40, datë 02.09.2020 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

1 (NJË) PERSONEL AKADEMIK ME ANGAZHIM ME KOHË TË PLOTË PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021  PRANË DEPARTAMENTIT TË INFERMIERISË NË FAKULTETIN E SHËNDETIT PUBLIK TË FUSHËS SË MJEKËSISË (SPECIALIST OSE I PËRGJITHSHËM)

 Përshkrimi i vendit të punës

  1. Pedagog me kohë të plotë
  2. Mësimdhënie në modulet: Shëndet Publik dhe Zhvillim Pediatrik në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
  1. Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  1. Mbështetje për nevojat e Departamentit dhe Fakultetit.

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standartin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna” si dhe të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese të UV-së, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Kriteret e seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve:

  1. Të kenë diplomë në Mjekësi të Përgjithshme. Diploma e Specializimit dhe Grada Shkencore jep prioritet.
  2. Nota mesatare minimale 8 (tetë).
  3. Të kenë njohje të nivelit B2-C1 në gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të BE jep përparësi.
  4. Të kenë njohuri/eksperiencë mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).

 

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i aplikimit i plotësuar nga aplikanti. Gjendet në adresën univlora.edu.al
  • Jetëshkrim/ CV;
  • Diploma/t universitare (kopje e noterizuar);
  • Lista e notave e studimeve universitare (original ose kopje e noterizuar);
  • Tituj akademik ose grada shkencore (kopje e noterizuar);
  • Dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim (kopje të noterizuara);
  • Artikuj të botuar, projekte shkencore, etj;
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, seminare, workshop-e, etj (kopje të noterizuara);
  • Libreza e punës (origjinal ose kopje të noterizuar)
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit (origjinal);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dokument origjinal i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor);
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;

Shënim:

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Mënyra e aplikimit

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Lagjja. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9400  Vlorë, Shqipëri.

-Drejtoria e Komunikimit dhe e Burimeve Njerëzore.

-Personel akademik me kohë të plotë, për vitin akademik 2020-2021, Departamenti i Infermierisë, ne Fakultetin e Shendetit Publik

 

Afati për aplikim

 

  • Afati për të aplikuar është 2 dy (javë) kalendarike. Ky afat fillon nga data e nesërme e publikimit të njoftimit  në web-site zyrtar të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë: univlora.edu.al. (njoftimi u publikua në datën 02.09.2020 dhe afati përfundon në datën 17.09.2020).
  • Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 17.09.2020, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.

 

Procedura e punësimit të personelit akademik

 

  • Punësimi i personelit akademik në UV bëhet me
  • Konkurimi do të kryhet në dy faza: vlerësimi i dosjes dhe intervista e drejtëpërdrejtë e kandidatit.
  • Dokumentacioni i dorëzuar nga aplikanti në kundërshtim me kërkesat e shpallura, nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc. Vlerësimi do të kryhet vetëm mbi bazën e dokumentacionit të konsideruar të vlefshëm.
  • Komisioni ad hoc njofton kandidatët për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë.
  • Ankesat në lidhje me vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimin e procedurave nga komisioni ad hoc, paraqiten te Rektori brenda 5 (pesë) ditëve.
  • Kandidatit i lind e drejta e ankimit nga e nesërmja e njoftimit të vendimit për fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar. Në këtë rast, Rektori urdhëron komisionin ad-hoc për pezullimin e procedurës së konkurimit deri në përfundimin e procedurës së shqyrtimit të ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, Rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc. Vendimi i rektorit i njoftohet komisionit ad-hoc i cili në vijim cakton datën dhe njofton kandidatët fitues për zhvillimin e intervistës me gojë.
  • Kandidati i cili kalon fazën e parë të kualifikimit të dosjes, por nuk paraqitet në fazën e dytë të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.
  • Komisioni ad hoc vlerëson dhe rendit kandidatët konkurues sipas pikëzimit të vendosur në rregulloren e UV-së dhe ia përcjell Rektorit i cili vendos në mënyrë përfundimtare mbi secilën kandidaturë.
  • Kundër vendimit të fazës së dytë për vlerësimin e intervistës, kandidati ka të drejtën e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Në këtë rast, Rektori urdhëron shqyrtimin e ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc.
  • Vendimi përfundimtar i Rektorit për miratimin e klasifikimit përfundimtar dhe shpalljen e fituesit, i njoftohet palëve të interesuara.
  • Rektori emëron kandidatin fitues dhe nënshkruan kontratën e punës.

 

 

DREJTOR  

ELOINA TOZAJ

 

Skema e Vleresimit[:]