Aktivitete njoftime

[:sq]Dhurimi i 154 titujve, në kuadrin e bashkëpunimit midis Akademisë së shkencave të Shqipërisë  dhe Universitetit “ Ismail Qemali”, Vlorë[:]

[:sq]Në datë 01.11.2019, në orën 13.00, në sallën “Rilindja”, në kuadrin e bashkëpunimit midis Akademisë së shkencave të Shqipërisë  dhe Universitetit “ Ismail Qemali”, Vlorë, u zhvillua ceremonia e dhurimit prej Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,  496 librave të shpërndarë në 154 tituj,  të përqendruar kryesisht në fushën e albanologjisë.

Në ceremoni morrën pjesë: Akademik Shaban Sinani, drejtoresha e bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Dr. Albana Veliaj, drejtoresha e financave të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, znj. Vjollca Xhamenja, Zv. Rektori , Prof. Asoc. Kristofor Lapa, përgjegjësi i bibliotekës së Universitetit, zoti Albert Habazaj, si dhe shumë studentë dhe pedagogë të universitetit.

Në fjalën e tij akademiku Shaban Sinani, pasi uroi Universitetin për 25 vjetorin, theksoi se bashkëpunimi midis bibliotekave është një hap institucional i cili vendos  marrëdhëniet e institucioneve tona në funksion të asaj që është në thelb detyra jonë, dhënia e dijes.

Në takim në emër të bibliotekës së Universitetit foli përgjegjësi i saj, MSc. Albert Habazaj, i cili pasi falenderoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, shprehu angazhimin e Universitetit “ Ismail Qemali”, Vlorë, në  forcimin e marrëdhënieve midis bibliotekave përkatëse.

Në përfundim të takimit student dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, u njohën me titujt e dhuruar.

 

[:]