[:sq]Thirrje për mobilitet stafi për mësimdhënie/trajnim në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1 International Credit Mobility në Universitetin e Opoles (University of Opole), Poloni.
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me e Opoles (University of Opole), Poloni, në kuadër të Programit Erasmus+ për komponentin KA1, fton stafin akademik të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar në UV, të aplikojnë për të përfituar bursë për mësimdhënie për një periudhë 1 javore në në Institutin e Anglistikës pranë Universitetit të Opoles, Poloni, për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020.
Mobiliteti në këtë institucionin pritet të përmbushet brenda muajt Nëntor të këtij vitit akademik.
Shpenzimet do të mbulohen nga skema Erasmus +, komponenti KA1 për mobilitet stafi.
Ato parashikojnë shumën prej 275 Euro për udhëtimin vajtje-ardhje (përllogaritur në bazë të largësisë, https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en), si dhe dietën ditore prej 140 Euro/ditë.
Numri i bursave për mësimdhënie: 4 (katër)
Numri i bursave për trajnim: 1 (një)
Kriteret për aplikim:
- të jetë personale akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar ne UV ;
- të jetë i fushës: gjuhë angleze (mesimdhenie)/gjuhe e huaj (trajnim)
- preferohet të jetë staf me gradë shkencore;
- Të ketë përvojë dhe kontribute akademike dhe shkencore në fushën e sipërpërmendur;
- Të argumentojë qartazi qëllimin e vizitës, planin e punës në institucionin pritës;