Aktivitete njoftime

[:sq]Takim i rëndesishëm me përfaqësues të Universitetit të Maçeratës  Itali.[:]

[:sq]Në datën 11 dhjetor 2018,  në zyrën e Rektorit  u zhvillua një takim i rëndesishëm me përfaqësues të Universitetit të Maçeratës  Itali.

Rektori i Universitetit të Vlorës Ismail Qemali, Prof. Dr. Roland Zisi bëri një prezantim të shkurtër të profilit të Universitetit të Vlorës mbi programet e studimit dhe aktivitetin e kërkimit shkencor duke theksuar prioritetet tona në lidhje me ndërkombëtarizimin e institucionit si dhe duke vlerësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme,  të një prej universiteteve italiane me traditë shekullore në fushën e metodologjive të edukimit dhe kërkimit,  arkitekturës dhe turizmit, etj, si dhe nga një vend mik siç është Italia.

Profesor Roberto Perna, arkeolog dhe bashkëpunëtor I vjetër shkencor edhe në Shqipëri, prezantoi universitetin e Maçerates në interesa dhe objektiva të përgjithshme të mundshme për t’u arritur në bashkëpunim me Universitetin e Vlores. Me interes ishin propozimet për hapjen e masterave të përbashkët në fushën e studimeve arkeologjike dhe të edukimit special.

Në këtë prezantim dolën qartë nevojat për një bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash të stafeve akademike dhe administrative, mobilitete të mundshme të studentëve që sjellin më qartë rrugë që konvergojnë në realizimin e aktiviteteve të tjera në vijim.

Nga zona e kërkimit dhe internacionalizimit, Zoti Enrico Ferreti, përfaqësues I zyrës së marrdhënieve ndërkombëtare në UNIMC  vlerësoi këtë takim dhe kërkoi nisjen e një procedure për përpilimin dhe nënshkrimin e një marrveshje mirëkuptimi që do të hap rrugë për marrveshje të tjera specifike në fushat e interesit.

Rrjeti i studentëve shqiptarë në UNIMC I quajtur  Le Acquille që  përfaqësohej në këtë takim nga dy studente shqiptare Ariana Kosova Hoxha dhe Adelajda Matuka ishte promotor dhe gjithashtu, mbështetës organizativ  i këtij takimi.

 [:]