[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 99, datë 09.11.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:
Departamenti i Kimisë kërkon punësimin e një Personeli Akdemik me kohë të plotë për realizimin e ngarkesës mësimore në lëndët që ofrohen në programet e ciklit të parë dhe të dytë. Kërkesa bazohet në ngarkesën mësimore për vitin akademik 2018-2019.
Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për Personel Akademik, kategoria Lektor:
1. Kandidati duhet të zotrojë të paktën gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën “Kimi”
2. Kandidati duhet të zotrojë diplomën “Bachelor”, në fushën e “Kimisë” ose diplomën “DIND”, në fushën e “Kimisë” me mesatare jo më pak se 8 (tetë).
3. Kandidati duhet të ketë mesataren e të gjitha cikleve të studimit jo më pak se 8 (tetë).
Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e UV-se.
Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron.
Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi.
Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Isamil Qemali”, Vlorë;
Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
Shkarko njoftimin e plote
Sistemi i pikëzimit
Formular-aplikimi-per-personel-akademik
Formular-aplikimi-per-personel-administrativ[:]