[:sq]Më datë 06.03.2018, në mjediset e Universitetit “Ismail Qemali”, u mbajt takimi midis rektorit të Universitetit “Ismail Qemali”, Prof. Dr. Roland Zisi dhe rektorit të Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana. I pranishëm në takim ishte edhe Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Takimi u fokusua në paraqitjen e profilit të dy institucioneve në funksion të ngritjes së urave të bashkëpunimit mes tyre, me qëllim ndarjen e praktikave më të mira e plotësimin e Standarteve Bashkëkohore Europiane të Cilësisë përmes: organizimit të konferencave të përbashkëta shkencore, krijimit të mundësive për shkëmbim midis studentëve, organizimit të programeve e shkollave verore etj.
[:]