njoftime Njoftime FSHTN

[:sq]Seminar: “Internet of Everthing”.[:]

[:sq]Ditën e enjte më datë 25.01.2018 në orën 11:00 në sallën C100 Departamenti i Shkencave Kompjuterike, organizoi seminarin më temë “Internet of Everthing”.

Qëllimi i seminarit është nxitja dhe inkurajimi i studentëve drejt punës kërkimore në mënyrë të pavarur, bashkëpunimi me njëri tjetrin si dhe aftësimi për të prezantuar punimet e tyre.

Në këtë seminar referuan studentët e Shkencave Kompjuterike të nivelit Bachelor dhe Master.

Të pranishëm në sallë ishin studentët e Bachelorit dhe Masterit të cilët ndjekin studimet në degët që ofron Departamenti i Shkencave Kompjuterike, pedagogët e këtij departamenti si dhe zv. Dekani për Kërkimin Shkencor Pëllumb Cacaj.

Në fokus të prezantimeve ishin:

Njohja me konceptet kryesore të IoE, arkitekturat dhe aplikimet e tij. Njohja me teknologjitë dhe mekanizmat e sensorëve, aktuatorëve, procesimit dhe komunikimit.

Diskutimi i teknologjive, zgjidhjeve të orientuara nga shërbimi dhe teknologjitë e rrjetit që mundësojnë integrimin e të dhënave dhe shërbimeve IoE  në botën kibernetike.

 

Nën kujdesin e këshilltarit akademik pedagoges Roneda Mucaj studentët prezantuan temat:

 

Internet of Everthing;  Emi Hasaj

Arsimi dhe IoE; Ermal Cekaj

IoE në Shëndetësi; Aulon Hysaj

Shtëpi të zgjuara; Ilva Lucaj

Qytete të zgjuara; Bruna Shaqiraj

Interneti i automjeteve; Denis Sinanaj

Energji e zgjuar; Barilsida Derraj

 

[:]