njoftime

Kërkesë për plotësimin me personel administrativ

Kërkesë për plotësimin me personel administrativ

Drejtuar: Prof. Dr. Roland Zisi
Rektor  i Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë

I nderuar Z. Rektor,

Për arsye të fillimit të procedurave të tenderimit të rikonstruksionit të Godinës B dhe ambjentit të jashtëm, si dhe rinkontruksionit dhe përshtatjes së Godinës C, të planifikuar në regjistrin e prokurimeve për vitin 2016, referuar Ligjit 9643 dt.20.11.2006 ‘Për prokurimin publik’ dhe V.K.M nr. 1 datë 10.01.2007, për rregullat e prokurimit publik, i ndryshuar, V.K.< 135 datë 03.02.2008 ku citohet si më poshtë:

‘Në rastet e kontratave komplekse që kërkojnë njohuri të veçanta teknike dhe juridike, Autoriteti Kontraktor mund të punësojë me kontratë specialistë të jashtëm ose kontraktorë për të ndihmuar njësinë në hartimin e dokumentave të tenderit’.

Kërkoj miratimin nga Ju për nisjen e procedurave të nevojshme për punësimin me kontratë të përkohshme të një specialisti të fushës inxhinieri ndërtimi të liçensuar, për hartimin e dokumentave standarde të tenderit dhe për të ndjekur të gjitha procedurat deri në lidhjen e kontratës me operatorin ekonomik të shpallur fitues të APP.

Kancelar
Eduart Alushi