FE – Departamenti i Administrim – Biznesit

Mirësevini në Departamentin e Administrim – Biznesit

Departamenti i Administrim Biznesit synon të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar të vendit. Përmes bashkëpunimit me njësi të tjera të Universitetit tonë, organizata të ndryshme, universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit ne pretendojmë të ofrojmë njohuri, sjellje dhe aftësi akademike duke kontribuar në përgatitjen e profesionistëve në fushën e biznesit. Ne u sigurojmë studentëve tanë:

Cilësi në mësimdhënie dhe përdorimin e formave bashkëkohore
Përgatitje të lartë profesionale
Krijimin e mundësive të studentëve tanë për punësim dhe vazhdimin e një niveli Masteri pas përfundimit të ciklit 3-vjeçar.
Zhvillimin e aktiviteteve kërkimore shkencore
Pjesëmarrje dhe përfaqësim dinjitoz në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare
Prezantim cilësor të departamentit: Artikuj Shkencor të botuar, Libra të botuar, konferenca në të cilat kanë referuar.
Departamenti i Administrim Biznesit përgatit specialistë të lartë për administrimin e bizneseve të çdo sektori të ekonomisë. Studentët përgatiten me njohuritë e nevojshme në të gjitha disiplinat shkencore që kanë të bëjnë me menaxhimin, organizimin dhe administrimin e burimeve financiare, operacionale dhe atyre njerëzore. Departamenti i Admnistrim Biznesit ofron Diploma 3-vjeçare në degët:

Administrim Biznes
Manaxhim Turizmi
Marketing
Në këtë departament ofrohen diploma Master në këto nivele:

Programet Master Profesional
Master në Administrim Publik
Master në Turizëm
Master në Komunikim të Integruar
Marketing
Programet Master Shkencor
Master në Administrim Biznesi
Përgatitja profesionale e studentëve bëhet në nivel bashkëkohor për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të tregut të punës që janë në ndryshim e zhvillim të vazhdueshëm. Studentët me Diplomë Bachelor marrin një përgatitje të nivelit universitar, e cila i bën të aftë të punojnë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre si menaxherë dhe drejtues të bizneseve e aktiviteteve të ndryshme private e publike për të qënë sa më të suksesshëm. Kryerja e këtij cikli studimesh formon studentë me një spektër të gjerë njohurish dhe formim universitar për biznesin dhe menaxhimin sa më efikas të tij, duke integruar afësitë e studentëve me njohuritë që do të fitojnë gjatë kryerjes së studimeve në degën e Menaxhim Biznesit dhe Turizmit. Misioni i Departamentit të Biznesit është përgatitja e studentëve në fushën e biznesit, qeverisjes dhe profesional gjithëpërfshirës. Programi i Administrim Biznesit është strukturuar nga një grup lëndësh që prekin fushat e Menaxhimit, Financës dhe Ekonomiksit.

Strategjia e Departamentit
Qëllimi: Krijimi i të ardhmes përmes kërkimit shkencor ndërkombëtar dhe proçesit të mësimdhënies brenda një mjedisi të veçantë studentor. Departamenti i Administrim Biznesit ka vlera të cilat ndihmojnë në përmbushjen e qëllimit të tij:

Ne jemi të angazhuar për të përfaqësuar një institucion të udhëhequr nga kërkimi shkencor, vlerësimi i njohurive dhe i të mësuarit gjatë gjithë jetës, në ndihmë të zhvillimit kulturor, përfitimeve sociale dhe ekonomike që ofrojnë ato;
Ne jemi të angazhuar për komunikimin e njohurive dhe të të mësuarit, përmes një mjedisi në të cilin stafi akademik angazhohet në shpërndarjen e njohurive në shërbim të një komuniteti më të gjerë.
Ne besojmë në krijimin e një mjedisi në të cilin zhvillimi akademik mund të kombinohet me mundësi për zhvillim personal, duke u krijuar një mjedis komod individëve për të projektuar të ardhmen e tyre;
Ne synojmë rekrutimin dhe zhvillimin e personelit dhe studentëve të cilësisë më të lartë, duke besuar se njerëzit janë burimet tona primare;
Ne jemi të angazhuar në promovimin e novacioneve, larmishmërisë, diversitetit dhe mundësive të barabarta për të gjithë stafin dhe studentët;
Ne garantojmë se aktiviteti i mësimdhënies dhe ai shkencor janë të kryera me etikë dhe në standardet më të larta.
Prioritetet
Kërkimi shkencor.
Nxitja e botimeve shkencore dhe konferencave ndërkombëtare.
Mbështetja dhe zhvillimi i nje konference ndërkombëtare të Fakultetit të Ekonomisë dhe workshops të zhvilluar brenda dhe midis departamenteve.
Zhvillimi dhe mbajtja e personelit të kualifikuar dhe kërkues.
Investimi në bazën tonë akademike me diversifikimin e burimeve të të ardhurave me kurse verore, konferenca, workshop etj.
Synimi për rritje të numrit të studentëve cilësore që aplikojnë në degën Manaxhim Biznes dhe Turizëm.
Rritja e nivelit dhe numrit të studentëve në ciklin e dytë të studimeve.
Zhvillimi dhe zbatimi i një programi të qëndrueshëm në të gjithë infrastrukturën e Universitetit.
Fushat studimore
Fushat me interes drejt të cilave është i përqëndruar departamenti:
Roli i biznesit të vogël dhe të mesëm në ekonominë e vendit.
Metodat cilësore në operacionet bankare.
Aplikimi i metodave sasiore në biznesin e vogël dhe të mesëm.
Ndikimi i institucioneve financiare në biznes.
Decentralizimi dhe politikat fiskale në ekonominë shqiptare.
Kapitali human dhe rëndësia e tij në bizneset shqiptare.
Kuadri ligjor dhe impakti i tyre në vendin tonë.
Rëndësia e qeverisjes së korporatave në vendin tonë.
Dimensionet e kulturës dhe zgjedhja e stilit të lidershipit.