• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Evente ne UniVlora

20 janar 2025 11:00 e paradites

Takim me studiuesin Gëzim Tushi

Në Universitetin "Ismail Qemali" Vlorë, në datën 20 janar, ora 11:00, në sallën "Ali Asllani" do të zhvillohet takimi me studiuesin, politologun dhe sociologun e njohur, profesorin z. Gëzim Tushi, personalitet shqiptar shumëdimensional, një përfaqësues i veçantë i elitës vlonjate, i cili ka kontribuar ndjeshëm në analizën dhe diskutimin e çështjeve sociale në Shqipëri.

Ai ka trajtuar tema të ndryshme, duke përfshirë dhunën ndaj grave, ndikimin e rrjeteve sociale në marrëdhëniet njerëzore dhe sfidat me të cilat përballen adoleshentët në shoqërinë moderne.

Përveç analizave dhe intervistave, Gëzim Tushi është autor i disa librave që trajtojnë çështje sociale dhe politike.

Për më shumë mbi mendimet dhe analizat e tij dhe për të shijuar bisedën me profesor Gëzim Tushin bashkojuni takimit të datës 20 janar, ora 11:00, në sallën "Ali Asllani" të Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë.

Detajet e eventit

  • Data

    20 janar 2025
  • Ora

    11:00 e paradites
  • Çmimi

    Falas
  • Kategoria

    Evente
  • Location

  • Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

    Salla "Ali Asllani", Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë
  • Email

    info@univlora.edu.al
  • Tel

    +355 33 222288

Scroll to top