Intelligenza delle Mani
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Vlorë organizon më 20.01.2026, në orën 17:00, pranë Bibliotekës “Nermin Falaschi”, një takim akademik dhe kulturor me përfaqësues të Valore Italia dhe 355 HUB Foundation, me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe studentëve të UV-së.
Takimi synon të prezantojë konceptin “Intelligenza delle Mani”, një model formimi ndërdisiplinor që integron njohuritë teorike me përvojën praktike, vlerëson dijen e aplikuar, kulturën materiale dhe inovacionin e mbështetur mbi traditën dhe integrohet natyrshëm në programet universitare ekzistuese sipas praktikave evropiane.
Aktiviteti ofron një mundësi për diskutim mbi rolin e universitetit në formimin bashkëkohor, lidhjen mes arsimit të lartë, kulturës dhe zhvillimit, si dhe mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërdisiplinor.

























