26 shkurt 2026
1:00 e pasdites
Promovim libri “Përplasja e madhe” me autor z. Enver Hoxhaj
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe shtëpia botuese UETpress kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në promovimin e librit “Përplasja e madhe” me autor z. Enver Hoxhaj. Ftojmë studentë, pedagogë, studiues, shkrimtarë, mësues, përfaqësues nga shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij takimi, për të kuptuar më thellë dinamikat gjeopolitike që prekin rajonin tonë dhe për të hapur një debat të nevojshëm mbi sfidat e së tashmes.
Ju mirëpresim!


























