10 janar 2025
1:00 e pasdites
Promovimi i librit “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”
Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë, në bashkëpunim me botuesin UET Press dhe Institutin Liberal Pashko, zhvillon promovimin e librit "Në çdo pasqyrë na sheh mëkati" me poezi të zgjedhura të autorit Preç Zogaj. Janë të ftuar intelektualë, gazetarë, poetë, pedagogë dhe studentë të Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe të gjithë dashamirësit e librit. Pjesëmarrja juaj na nderon!






















