Leksion i Hapur në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit
Fakulteti i Ekonomisë ka kënaqësinë të mirëpresë një leksion të hapur me temë: “100 vite besueshmëri, integritet dhe shërbim ndaj qytetarëve – Kontrolli i Lartë i Shtetit, si garant i transparencës dhe mirëqeverisjes në Shqipëri”
📅 E martë, 13 maj 2025
🕓 Ora 11:00
📍 Ambientet e Bibliotekës, Fakulteti i Ekonomisë
Ligjëruese: Znj. Miranda Misini, Auditore e Lartë në KLSH dhe pedagoge e jashtme pranë Tirana Business University (TBU)
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të 100-vjetorit të KLSH dhe synon të sjellë për studentët dhe pedagogët një pasqyrë mbi rolin e këtij institucioni në forcimin e qeverisjes së mirë dhe transparencës publike.
Ftohen të gjithë studentët dhe stafi akademik të marrin pjesë!