Ky departament mbledh së bashku një grup me studentë të talentuar dhe pedagogë që punojnë në fushat që janë të rëndësishme dhe koherent mbi kërkimet që sot në menaxhimin e riskut, çmimit të aseteve, qeverisjen e korporatave dhe strategjitë, mbi jetën financiare të bizneseve, etj. Këto fusha interesi kanë një lidhje të përbashkët me nocionin e riskut. Risku ndikon në të gjitha aspektet e aktiviteteve ekonomike dhe financiare dhe është në qendër të teorisë financiare.
Ne tentojmë të zhvillojmë njohuritë në këtë fushë dhe të pajisim studentët tanë me një program të pasur dhe të gjerë studimi që do t’i përgatisë për sukses në karrierën e tyre profesionale. Studentët e diplomuar të Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit mund të punësohen si: analist financiar, këshillues për financat personale, kontabilist, këshillues për fiskalitetin, kontabël i miratuar, ekspert kontabël, analist buxheti, agjent/broker, vlerësues, drejtues pasurish, këshillues/analist, drejtues ndërtimi, si dhe në pozicione të tjera si në tregun e letrave me vlerë dhe shërbimeve financiare. Studentët mund të gjejnë shumë mundësi për punë në fusha të tilla si: bankat tregtare, kompanite financiare, planifikimi financiar, sigurime, bankat investuese, menaxhimi i fondeve, etj.