• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Departamenti i Biznesit

Synon të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar të vendit. Përmes bashkëpunimit me njësi të tjera të Universitetit tonë, organizata të ndryshme, universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit ne pretendojmë të ofrojmë njohuri, sjellje dhe aftësi akademike duke kontribuar në përgatitjen e profesionistëve në fushën e biznesit.

Ne u sigurojmë studentëve tanë:

  • Cilësi në mësimdhënie dhe përdorimin e formave bashkëkohore;
  • Përgatitje të lartë profesionale;
  • Krijimin e mundësive të studentëve tanë për punësim dhe vazhdimin e një niveli Master pas përfundimit të ciklit 3-vjeçar;
  • Zhvillimin e aktiviteteve kërkimore shkencore;
  • Pjesëmarrje dhe përfaqësim dinjitoz në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Prezantim cilësor të departamentit: artikuj shkencor të botuar, libra të botuar, konferenca në të cilat kanë referuar.

Departamenti i Biznesit përgatit specialistë të lartë për çdo sektor së fushës të ekonomisë. Studentët përgatiten me njohuritë e nevojshme në të gjitha disiplinat shkencore që kanë të bëjnë me menaxhimin, organizimin dhe administrimin e burimeve financiare, operacionale dhe atyre njerëzore.

Scroll to top