• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Departamenti i Ekonomiksit

Interesi për Ekonomiksin si degë është në rritje dhe kjo për arsye se Ekonomiksi është i dobishëm për mënyrën e të menduarit që u mëson studentëve njohuri të veçanta që ai përçon. Mënyra ekonomike e të menduarit është analitike, e qartë, konciz dhe rigoroz.

Njerëzit që studiojnë në ekonomiks janë të aftë në zgjidhjen e problemeve, sepse ata mësojnë të identifikojnë problemet, të përcaktojnë zgjidhje alternative, të përcaktojnë se çfarë të dhënash janë të rëndësishme dhe të peshojnë objektivisht kostot dhe përfitimet në marrjen e vendimeve.

Përveç kësaj për të përvetësuar një mënyrë të dobishme të të menduarit, dega e ekonomiksit studion një sërë temash të cilat kanë implikime të rëndësishme për vendimet menaxheriale. Ekonomistët studiojnë se si janë ndërmarrë vendimet e bizneseve dhe vendimet personale në kushte të një informacioni të pasigurt dhe jo të plotë, dhe sigurojnë informacione në brendësi të problemit duke përfshirë edhe planifikimin afat-shkurtër dhe atë afat-gjatë.

Një program i fortë si në aspektin teorik dhe në aspektin e aplikuar të ekonomiksit u mundëson studentëve të përdorin njohuritë e tyre për të kuptuar sjelljen ekonomike dhe siguron një bazë për vlerësimin e politikës ekonomike. Studentët fitojnë njohuri edhe mbi institucionet ekonomike si dhe një kuptim të mënyrës se si funksionon një sistem kompleks ekonomik. Këto aftësi mund të aplikohen në përmbushjen e përgjegjësive të punës në një shumëllojshmëri sektorësh dhe grupe profesionesh.

Ekonomistët kanë mundësi punësimi në banka dhe në institucione të tjera financiare, pranë firmave konsulente, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, apo dhe agjensive qeveritare në të gjitha nivelet, si dhe në universitete.

Scroll to top