• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Departamenti i Matematikës dhe Fizikës

Departamenti i Matematikës synon të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar të vendit. Në sajë të bashkëpunimit me njësi të tjera të universitetit tonë, organizata të ndryshme, universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit, ne synojmë të përgatisim matematikanë, mësues matematike dhe specialistë në fushat e matematikë – financës dhe shkencave aktuaristike.

Departamenti i Matematikës është një nga departamentet më të mëdha të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i konceptuar si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe të Natyrës prej vitit akademik 2008 – 2009.

Scroll to top