• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Departamenti i Gjuhëve të Huaja

Themeluar më 1995, Departamenti i Gjuhëve të Huaja është departamenti më i madh dhe më i vjetër në Fakultetin e Shkencave Humane. Filloi me një program studimi katërvjeçar me njëzet e një studentë, i cili përgatiste mësues dhe përkthyes të gjuhës angleze. Në 2002 departamenti ofroi një program të dytë studimi katërvjeçar në gjuhën dhe letërsinë italiane. Në 2007 departamenti u bë pjesë e Fakultetit të Edukimit, i cili në 2009 u riemërtua si Fakulteti i Shkencave Humane. Aktualisht Departamenti i Gjuhëve të Huaja ofron pesë programe studimi, dy të ciklit të parë dhe tre të ciklit të dytë: Bachelor në gjuhë angleze; Bachelor në gjuhë italiane; Master profesional në mësuesi për CLAB në gjuhë angleze; Master profesional në mësuesi për CLAB në gjuhë italiane; dhe Master i shkencave në përkthim-interpretim.

Departamenti ofron gjithashtu kurse gjuhe të niveleve të ndryshme dhe kurse gjuhe për qëllime të posaçme kryesisht në anglisht, italisht, frëngjisht, spanjisht, gjermanisht në programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë.

Departamenti e ka orientuar veprimtarinë e tij drejt ndërkombëtarizmit, në themel të të cilit qëndron modernizimi dhe harmonizimi i kurrikulave dhe programeve të studimit me ato të departamenteve simotra në universitetet e huaja, shkëmbimi i stafit dhe studentëve, bashkëpunimi në projekte kërkimore dhe zhvillimore ndërkombëtare, rritja e vizibilitetit të punës kërkimore-shkencore të këtij departamenti. Në thelb të punës sonë është besimi se harmonizimi arsimor lehtëson komunikimin ndërkulturor dhe mundëson integrimin evropian.

Scroll to top