Departamenti i Gjuhës Shqipe e i Letërsisë është themeluar në vitin 2005. Synimi ynë është zhvillimi dhe përditësimi i albanologjisë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.
Plani ynë akademik ofron diplomë Bachelor në Gjuhë Shqipe e Letërsi dhe Master Shkencor në mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe letërsisë.