• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Doktoratë në Studime Gjuhësore Letrare e Kulturore

Doktoratë në Studime Gjuhësore dhe Letrare
Urdhri i hapjes nga MAS
Kriteret e pranimit për vitin akademik 2026-2027:
  • Të zotërojë diplomë të ciklit të dytë të studimeve "Master i Shkencave", diplomë të integruar të studimeve të ciklit të dytë ose çdo diplomë tjetër të vlerësuar të barazvlefshme me të, diplomë të fituar jashtë vendit të njohur dhe të njësuar nga organet kompetente, në fushat/nënfushat e mëposhtme të studimit: studime letrare; gjuhësi; mësimdhënie e gjuhës së huaj (angleze, italiane, etj); mësimdhënie e gjuhës shqipe dhe letërsisë; përkthim dhe interpretim; komunikim (ndërkulturor); fusha/nënfusha të tjera filologjike/ humane që lidhen me studimin e gjuhës, letërsise e kulturës/ave;
  • Të ketë notë mesatare të paktën 8 (tetë) në çdo diplomë që zotëron, të lëshuar nga IAL-të shqiptare apo të huaja;
  • Në rast numër të barabartë kandidatësh, prioritet u jepet kandidatëve që kanë ndjekur programet e studimit "Master i shkencave" pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja dhe Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane, UV;
  • Nëse numri i kandidatëve është sërish i barabartë, prioritarë do të jenë kandidatët që janë anëtarë të personelit akademik të këtyre njësive;
  • Të zotërojë një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht), niveli B2, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin e lartë. Ky kriter është i vlefshëm për kandidatë që kanë fituar një diplomë të një programi studimi që nuk është kryer në një nga këto gjuhë;
  • Të dëshmojë pjesëmarrje në aktivitete mësimdhënëse universitare dhe shkencore (konferenca, seminare, kongrese, simpoziume) dhe publikime në fushat/nënfushat e programit të doktoratës;
  • Të ketë hartuar projektpropozimin sipas kërkesave në shtojcën 1 në Rregulloren për organizimin e ciklit të tretë të studimeve (doktoratë) në Universitetin "Ismail Qemali", Vlorë.
Kuotat e pranimit për vitin akademik 2026-2027:
  • Shqiptarët brenda vendit: 5
  • Nga trojet: 2
Objektivat e programit
  • Programi i doktoratës synon të zhvillojë kërkimin shkencor të avancuar:
    • të nxisë kërkimin shkencor për përparuar e thelluar të fushës së studimit në përputhje me zhvillimet ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore;
    • të kontribuojë në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në institucion.
  • Të formojë studiues dhe ekspertë të pavarur:
    • të përgatisë kërkues të rinj të aftë për të kryer kërkim të pavarur dhe origjinal;
    • të aftësojë doktorantët për analizë kritike, interpretim dhe prodhim njohurish të reja.
  • Të zhvillojë metoda dhe metodologji kërkimore:
    • të thellojë njohuritë në metodologjinë e kërkimit shkencor;
    • të forcojë aftësitë për hartimin, realizimin dhe publikimin e studimeve shkencore.
  • Të ndërlidhë kërkimin me zhvillimin shoqëror dhe ekonomik:
    • të krijojë kontribute shkencore me ndikim në shoqëri dhe ekonomi;
    • të mbështesë inovacionin dhe transferimin e njohurive.
  • Të përgatisë karrierën akademike dhe profesionale
    • të përgatisë staf akademik të kualifikuar për arsimin e lartë;
    • të rrisë kapacitetet kërkimore të universitetit dhe komunitetit shkencor.
Rregullorja e programit të studimit (e ndryshuar), miratuar me vendimin e Senatit Akademik Nr. 32, datë 16.06.2026
Rregullorja e programit të studimit, miratuar me vendimin e Senatit Akademik Nr. 43, datë 15.11.2021
Organizimi i programit studimor
Cikli i studimit Cikli i tretë i studimeve (Doktoratë) – Niveli 8 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve
Diploma e lëshuar Doktoratë në Studime Gjuhësore, Letrare dhe Kulturore
Gjuha e studimit Shqip
Kohëzgjatja 3 vite akademike
Struktura e programit Veprimtari mësimore, kërkim shkencor dhe përgatitje e disertacionit
Aktivitete mësimore 28 aktivitete (leksione, seminare, laboratorë, workshop)
Ngarkesa në auditor 128 orë
Ngarkesa jashtë auditorit Kërkim shkencor dhe punë individuale për disertacionin
Forma e vlerësimit Vlerësim i vazhdueshëm dhe mbrojtje publike e disertacionit
UniVlora
📢 DITËT E FUNDIT PËR PLOTËSIMIN E PYETËSORIT!
UniVlora
Bursa Erasmus+ për personelin e UniVlorës në Powiślańska Academy of Applied Sciences në Poloni
UniVlora
ÇMIMI I GUVERNATORIT PËR DIPLOMËN MË TË MIRË PËR VITIN 2026

Scroll to top