Fakulteti i Shkencave Humane


Mesazh i Dekanit1

Ju pershendes ne cilesine e Dekanit te Fakultetit te Shkencave Humane Universitetit “Ismail Qemali” te Vlores. Fakulteti i Shkencave Humane u krijua ne 5 dhjetor 2007, para zhvillimit te zgjedhjeve ne Universitet mbi bazen e departamenteve ekzistues nderfakultetor te Mesuesise dhe te Gjuheve te Huaja, ne menyre te tille qe te plotesonte standartet ne perputhje me kerkesat e Ligjit te Arsimti te Larte sidomos per strukturen e Departamenteve dhe njeseve te tjera perberese dhe nivelin e kualifikimit te profesoratit.

Ky Fakultet ofron programe mesimore bashkekohore me nivel te larte shkencor, te perafruar me ato europiane per te pergatitur kryesisht mesues per : Cikel i Ulet, Cikel i Ulet Parashkollor, Pedagogji e Specializuar, Gjuhe-Letersi, Gjuhe Angleze dhe Gjuhe Italiane. I perfshire ne hapesiren shqiptare dhe europiane te Arsimit te Larte ky Fakultet ofron ne fund te ciklit te pare 3-vjecar te studimeve Diploma te Nivelit te Pare (DNP) ne te gjithe programet e mesiperme si dhe programe nje vjecar per Master te Nivelit te Pare ne nivel Universitar per mesuesi i Matematikes, Gjuhe Italiane dhe Gjuhe Angleze, te cilat jane nen juridiksionin e ketij Fakulteti. Kurse ne Deget Cikel i Ulet, Cikel i Ulet Parashkollor dhe Pedagogji e Specializuar, profesioni i mesuesit mund te ushtrohet vetem me Diplome te Nivelit te Pare (DNP).

Duke qene te perfshire ne Sistemin e Bolonjes, ekzistojne mundesite per te vazhduar ciklet e tjera te studimit brenda dhe jashte vendit si per Diploma te Nivelit te Dyte(DNP), Master te Nivelit te Dyte (MND) dhe Doktorature. Per Degen e Pedagogjise se Specializuar ofrojme edhe Master te Nivelit te Dyte (MND).

Eshte Fakultet i preferuar dhe me i madhi ne Universitet prandaj i ftojme maturantet e Vlores, rreth Vlores si dhe nga gjithe vendi per te aplikuar per studime ne deget e ketij Fakulteti. Nje staf i kualifikuar dhe me pervoje do t’ju transmetoje dijet e nevojshme. Fakulteti eshte i paisur me kabinete, laboratore dhe teknologji bashkekohore te mesimdhenies te cilat do te fuqizohen edhe me tej. Nje strategji ambicioze por reale ka per zhvillimin e ketij Fakulteti.Do te krijohet Departamenti i Shkencave Shoqerore duke hapur Degen Histori-Gjeografi.Prane ketij fakulteti do te behet ne te ardhmen kualifikimi i mesuesve te rajonit jugor.