Përmirësimi i notave
- Studenti ka të drejtë të kërkoj përmirësimin e notës. Një veprim i tillë lejohet kur nota që kërkon të përmirësoj studenti është e një lënde të vitit akademik që ai sapo ka mbyllur. Studenti ka të drejtë të përmirësojë deri në dy nota në vit dhe modulet përkatëse të jenë vetëm nga detyrimet e atij viti.
- Mund të përmiresojnë notën vetëm studentët që kanëshlyer të gjitha detyrimet e atij viti.
- Për përmirësimin e notës, studenti provohet vetëm një herë dhe vetëm në sesionin e vjeshtës. Mbetet në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund. Në rast se studenti nuk paraqitet, mbetet në fuqi nota e sesionit të mëparshëm.
- Kërkesa për përmirësim note i paraqitet pergjegjesit të departamentit dhe ai i përcjell tek SM para sezonit të vjeshtës. Kërkesa për përmirësim note paraqitet jo më vonë se një javë para fillimit të sezonit të vjeshtës.
- Në bazë të vendimit që merret sekretaria mësimore kryen veprimet përkatëse.
- Studenti mund të përmirësojë vetëm vlerësimin e marrë në provim, i cili i bashkëngjitet vlerësimit të marrë në elementët e tjerë të lëndës, përgjatë vitit shkollor.
- Në rastin e organizimit të lëndëve me module, ku vlerësimi realizohet nëpërmjet provimeve të integruara ose shlyrjes së lëndës me pjesë, përmirësimi i notës bëhet për të gjithë lëndën.