FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE DHE NATYRORE

Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore

 Departamenti i Matematikës

 Departamenti i Matematikës synon të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar të vendit. Në sajë të bashkëpunimit me njësi të tjera të Universitetit tonë, organizata të ndryshme, Universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit, ne synojmë të përgatisim matematikanë, mësues matematike dhe specialistë në fushat e matematikë – financës dhe shkencave aktuaristike.

Departamenti i Matematikës është një nga Departamentet më të mëdha të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i konceptuar si pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe të Natyrës prej vitit akademik 2008 – 2009.

Departamenit i Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare

Departamenit i Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare, u krijua si rrjedhim i riorganizimit të Fakultetit të Shkencave Teknike më 23.03.2016. Departamenti, për herë të parë u krijuar në Tetor 1994, kohë në të cilën filloi aktivitetin e tij Universiteti Teknologjik i Vlorës ‘Ismail Qemali’ me emertimin “Departamenti i Inxhinierisë Navale”. Gjatë kohës ka pësuar modifikime me riorganizimet që ka pësuar vetë Fakulteti, dikur i Marinës. Aktualisht ky departament në përbërjë të tij ka tre seksione respektivisht:

  • Seksioni i Inxhinierisë Navale
  • Seksioni i Inxhinierisë Mekanike
  • Seksioni i Inxhinierisë Elektrike

Departamenti i Shkencave Detare

Departamenti i Shkencave Detare është krijuar në Tetor 1998. Në degën “Navigacion”. Studentët e parë nisën formimim e tyre 4-vjeçar në vitin akademik 1998-1999. Profili “Navigacion” dhe “Peshkim Detar” u hap për herë të parë në vitin akademik 2002-2003, që konkretisht ndahet në “Navigacion” në vitin e tretë të studimeve. Kështu që studentët e Departamentit të Shkencave Nautike u diplomuan për herë të parë si navigatorë në vitin akademik 2001-2002 dhe navigatorë dhe peshkim detar në vitin akademik 2005 -2006.

Departamenti I Shkencave Kompjuterike.

Departamenti I Shkencave Kompjuterike i  krijuar në vitin 2007, fillimisht si Departamenti i Teknologjisë së Informacionit më 05.12.2007, ndryshuar në Departamenti i Shkencave Kompjuterike në 2008. Ky Departament me personelin dhe studentët e tij ka krijuar një mjedis mjaft cilësor që nxit procesin e të mësuarit dhe kërkimit shkencor. Antarët e Departamentit të Shkencave Kompjuterike janë specialistë dhe kërkues mjaft produktivë; sigurojnë ekspertizë dhe udhëheqje për rreth 450 studentë në nivelin Bachelor dhe mbi 70 studentë në nivelin Master. Departamenti i Shkencave Kompjuterike është pjesëmarrës në disa projekte shkencore, duke bashkëpunuar me departamente dhe fakultete të tjerë brenda dhe jashtë vendit.

 Departamenti i Biologjisë

Departamenti i Biologjisë synon të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar të vendit. Në sajë të bashkëpunimit me njësi të tjera të Universitetit tonë, organizata të ndryshme, Universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit, ne synojmë të përgatisim biologë, mësues biologjie dhe specialistë të mjedisit e turizmit me aftësi akademike, sjellje dhe njohuri të denja për të konkuruar me kërkesat e tregut të punës brenda dhe jashtë vendit.

Prioritet i departamentit tonë gjatë programit të studimit Bachelor në Biologji është jo vetëm pajisja e studentëve me njohuritë e nevojshme shkencore në fushën e Biologjisë, por edhe hedhja e themeleve për të përgatitur specialistë të shumë fushave të tjera (mjedisore, bio-shëndetësore, mësuesi si dhe specialistë të mirëfilltë të florës dhe të faunës).

Departamenti i Fizikës

 Departamenti i Fizikës në Fakultetin e Shkencave Teknike është formuar në vitin 2008, si pasuesi i një prej departamenteve të para të mëdha, “Matematikë – Fizikë”, duke trasëguar e u pasuruar me personel të kualifikuar.

Departamenti i Fizikës orfon studime në programet Fizikë dhe Matematikë –Fizikë, në nivelet Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor, në të cilat zhvillohen leksione, seminare dhe laboratore. Pedagoget e departamentit zhvillojnë kursin e fizikës së përgjithshme për studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike si dhe kurse specializimi. Misioni i tij i mësimdhënies dhe shkencor përmblidhet në këto drejtime kryesore:

  • Përgatitja e mësuesve në fizikë dhe matematikë – fizikë për ciklin e lartë të arsimit bazë.
  • Përgatitja e fizikantëve, specialist të shkencës së fizikës që mund të punojnë në qendra tëndryshme kërkimore shkencore, pedagogë dhe kërkues në shkollat e larta.
  • Kërkimi shkencor i departamentit përfshin drejtime të ndryshme: aplikative – fizika e materialeve, fizika e mjedisit, biofizika, etj., teorike:  didaktika, historia dhe filozofia  e mendimit shkencor, etj.

Departamenti i Kimisë

Departamenti i Kimisë është një ndër Departamentet më të rinj të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i hapur në 2010. Misioni kyesor i Departamentit të Kimisë është të jetë një ndër institucionet e rëndësishme në Shqipëri për diplomimin universitar në nivelet bachelor e master të studentëve të degës Kimi duke ju krijuar mundësinë për të qenë të aftë e të gatshëm për në tregun e punës vendas por edhe të huaj. Gjithashtu aktorët e interesuar do të gjejnë përgjigje, mirëkuptim gatishmëri e bashkëpunim për realizimin me sukses të projekteve të ndryshme kërkimore-shkencore të cilat mund ti vijnë në ndihmë edhe komunitetit.

 

Dipoma të cilat ofrohen nga ky fakulet;

Departamenti i Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare

BSc në Inxhinieria Mekanike

BSc në Inxhinieria Navale

BSc në Inxhinieri Elektrike

MP Operacione Industriale/Navale

MSc në Inxhinieri Navale

Departamenti i Shkencave Detare

BSc në Navigacion

MP Studime të Avancuara Detare

Departamenti i Fizikes

BSc në Fizikë

MP në Mësuesi për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë në Lëndët Matematikë-Fizikë

MSc në Fizike

Departamenti i Biologjisë

BSc në Biologji

MP në Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji, me Profil Minor në Kimi

MSc në Biologji Mjedisore

Departamenti i Matematikës

BSc në Matematikë

BSc në Matematikë-Financë

Bch në Shkencat Aktuaristike

MPnë Matematikë

MSc në Matematikë, Matematikë-Financë, Aktuaristikë.

Doktoraturë në Matematikë

Departamenti i Shkencave Kompjuterike

BSc në Teknologji Informacioni

BSc në Shkenca Kompjuterike

BSc në Informatike

MP Mësues Informatike per Shkollën e Mesme

MSc Shkenca Kompjuterike

Departamenti i Kimisë

BSc në Kimi

MP Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët

MSc Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë