QKSH


Qëndra Kërkimore Shkencore:  Studime mjedisore.

Ngritja e Qëndrës Kërkimore Shkencore për studimet mjedisore, me vendim te senatit akademike te Universitetit shënon një hap të rëndësishëm për realizimin e misionit të Universitetit, ku kërkimi shkencor është aq i rëndësishëm sa edhe proçesi i mësimdhënies dhe puna shkencore duhet të integrohet në mësimdhënie.
Hapja e kësaj qëndre është një tregues i përpjekjeve dhe arritjeve të deritanishme si dhe i vizioneve të qarta për të ardhmen, për zhvillimin e kërkimit shkencor si domosdoshmëri dhe faktor kryesor për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, plotësimin e standarteve bashkohore të Universitetit për t’u përfshirë denjësisht në zonën europiane të arsimit të artë (ZEAL) dhe në zonën europiane të kërkimit shkencor (ZEK).
Për më tepër përcaktimi i studimeve në fushën e mjedisit si objektiv kryesor i punës i jep qëndrës vlerë dhe rëndësi të veçantë. Në kushtet kur problemet mjedisore përbëjnë shqetësim mbarë botëror dhe shoqëria njërëzore është mjaft e ndjeshme ndaj tyre, ngritja e kësaj qëndre përbën një kontribut që bashkohet me
përpjekjet e njerëzimit për ruajtjen e ekuilibrave natyror, mbrojtjen dhe rehabilitimin e mjedisit.
Që në fillimet e saj, duke qënë e paisur me aparatura dhe paisje bashkohore për monitorim të mjaft indikatorëve mjedisor, qëndra do të jetë nga më të kompletuarat dhe e vetme në universitetet shqiptare. Një rol të veçant ajo do të ketë në studimin e ndikimit që do të kenë problemet mjedisore në zhvillimin e turizmit në Vlore, sidomos kjo në kushtet e një bashkjetese të turizmit me industrinë dhe teknologjinë bashkohore.

Programi i punës së qëndrës është i përqëndruar në në këto drejtime:

  1. Monitorim i komponimeve ndotës, të dëmshëm në ambjent (ajër, ujë, dhera) të tilla si:
  • Gazet ndotës në atmosferë (okside të azotit, squfurit, karbonit, hidrokarbure, benzene, etj.).
  • Percaktimi i pluhurave në ajër.
  • Përcaktimi i nitrateve, nitriteve, amonit, fosfateve, fenoleve, ngarkesës biologjike në ujëra.
  • Percaktimi i hidrokarbureve te series se benzenit BTEX, dhe hidrokarbureve poliaromatik (PAH), pesticideve, PCB në ujëra.
  • Studimi i vetive fiziko kimike të ujrave përcaktimi i oksigjenit të tretur, nevojës kimike për oksigjen (NKO) dhe nevojës biologjike për oksigjen NBO, dhe klorofilës A.
  1. Studimi i përmbajtjes së komponimeve të dëmshme si pesticide, hidrokarbure, PCB, PAH, alkole në produktet ushqimore, pije, fluidet biologjik dhe organizmat e gjalla.
  2. Studime në fushën e fizikës së mjedisit si energji e diellit dhe e erës, rrezatimet radioaktive, matje meteorologjike, ndotjet akustike dhe ndotjet elektromagnetike.
  3. Studime për gjeomjedisin, gjeoturizmin, biologjinë detare dhe edukimin mjedisor.

Për realizimin e këtij programi qëndra disponon aparatura për matje fushore si gasanalizator, spektrofotometer fushor, ph metër fushor, etj.

Për studime të thelluara të përmbajtjes së kampioneve të ndërlikuara organike qëndra është e paisur me aparatura bashkohore si gaskromatograf, gaskromatograf – masspektrometër (GC – MS), spektrofotometra dhe paisje te tjera laboratorike të domosdoshme sidomos për mikroekstraktimin në fazë të ngurtë (SPME). Metoda e mikroekstratimit në fazë të ngurtë në kombinim direkt me gaskromatografi dhe gaskromatografi – masspektrometri (SPME – GC dhe SPME – GCMS) është një metodë bashkëkohore shumë e shpejtë dhe pa përdorim të tretësave organik. Qëndra ka ambjentet e nevojshme për laboratorin e gaskromatografisë, laboratorin e biologji – kimisë, biologjisë detare, për fizikën e mjedisit për gjeomjedisin dhe gjeoturizmin si dhe të shëndetit publik.
Qëndra ka një personel efektiv, fillimisht prej 3 vetësh: përgjegjësi i qëndrës, punonjësi kërkimor shkencor dhe një sekretare.
Për realizimin e programit të saj janë të angazhuar 27 pedagog të cilët krahas mësimdhënies zhvillojnë punën kërkimore shkencore praën qëndrës.
Këshilli Shkenor i Qëndrës shqyrton, vlerëson dhe miraton studimet e kryera.
Bashkëpunimi me Universitetet e Janinës, Leçes, Tetovës bënë të mundur transferimin dhe ekuivalentimin e metodikave analitike si dhe ndërmarrjen e studimeve të përbashkëta.